Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga shembja e një hoteli në Quanzhou të Kinës e cila kohët e fundit ishte kthyer në karantinë për personat e prekur me koronavirus.
Autoritetet deklaruan se mëngjesin e sotëm është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat.
Hoteli u shemb të shtunën e 7 marsit dhe ende nuk dihen shkaqet.
Kati i parë i ndërtesës kishte kaluar në rikonstruksion që para Vitit të Ri Lunar, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Hoteli raportohet të jetë hapur në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.