Përdorimi i yndyrës së kafshëve të gërmuar nga gypat e kanalizimeve, e cila më pas përpunohet, vazhdon të jetë praktikë e përhapur për dekada në Kinë.
Kinezët po vazhdojnë të gatuajnë me vajëra dhe dhjamëra të kafshëve të cilat i nxjerrin nga kanalizimet, edhe pse në vend po vazhdon të rritet numri i njerëzve të prekur me virusin vdekjeprurës, coronavirus, shkruajnë mediat angleze, përcjell Reporteri.net.
Trajtimi i ushqimit dhe praktikat e higjienës tani janë nën një kontroll të shtuar, duke u mundur që të vendosin rend në vend.
Dënimi me vdekje dhe dënimet me burg i presin personat që praktikojnë gatime të shfrenuara të ushqimit, që kanë efekte anësore në shëndet.
Morning Post i Kinës, tha se gjykatat do të shqiptojnë dënime edhe me vdekje për shkelësit e rëndë të këtij ligji.
Këto masa shteti kinez po i ndërmerr në një kohë kur coronavirusi ka vrarë me qindra njerëz, e mijëra të tjerë po mundohen t’i mbijetojnë sëmundjes.
Analizat kanë treguar se coronavirusi ka të ngjarë të ketë origjinën nga lakuriqët dhe të përhapet te njerëzit nga një kafshë tjetër.
Megjithëse nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis këtij lloj vaji i cili burimin e ka te mbetjet shtazore të nxjerra nga kanalizimet, praktikat e paligjshme të përdorimit të këtij vaji janë një shqetësim për sigurinë e ushqimit në Kinë. /reporteri.net