×
  • Lajme
  • Botë / Njihet si një nga armët më famëkeqe të Amerikës

    Kjo është arma që u përdor në tentativën për vrasjen e Donald Trump

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 16:12
    Foto: Reuters

    Pushka gjysmë automatike AR-15 është arma e përdorur në tentativën për vrasjen e Donald Trump të shtunën. Ajo njihet si një nga armët më të njohura dhe më famëkeqe të Amerikës, raporton The Guardian.

    E lidhur ngushtë me pushkën ushtarake plotësisht automatike M-16, AR-15 është përdorur në një numër të të shtënave masive të fundit në SHBA, duke përfshirë sulmin në Las Vegas në tetor 2017, ku u vranë 59 njerëz dhe sulmin anti-LGBTQ+ që la pesë persona të vrarë Kolorado Springs në nëntor 2022.

    Pas tentativës për vrasjen e Trumpit në një tubim në Butler, Pensilvani, vëmendja në mënyrë të pashmangshme do të kthehet te prania e armës në shoqërinë amerikane.

    Grupet e kontrollit të armëve kanë argumentuar prej kohësh se pushka – inicialet e së cilës janë marrë nga kompania e armëve të vogla ArmaLite që e ka zhvilluar atë – nuk ka vend në duart e civilëve.

    “Është një armë lufte që është me të vërtetë e përshtatshme vetëm për ushtarët në një zonë luftarake”, tha për NBC vitin e kaluar Lindsay Nichols, drejtoreshë e politikave në Qendrën Ligjore Giffords. “Aftësia për të vrarë shumë njerëz shpejt është arsyeja pse ne duam që të ndalohet”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!