Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, ka kaluar një natë të qetë pasi pësoi një krizë të frymëmarrjes të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë të lëshuar, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Nata kaloi e qetë, Papa pushoi”, tha Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në një deklaratë të shkurtër herët në mëngjes të së dielës, pa ofruar detaje tjera mbi gjendjen e tij të fundit.
Papa mbetet në gjendje “kritike” dhe zhvilloi një “krizë astmatike të frymëmarrjes” të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë të mëparshme.
Gjendja e 88-vjeçarit “kërkonte gjithashtu aplikimin e oksigjenit në flukse të larta”, shkroi Vatikani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.