Në Moskë dje u shënua Dita e Fitores mbi Fashizmin, dhe me këtë rast u mbajt një pritje formale në Kremlin.
Presidenti rus Vladimir Putin tërhoqi vëmendjen pas përqafimit të ngrohtë me një grua të moshuar, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për ish mësuesen e tij Vera Gureviq. Përndryshe, Vera ishte kujdestare e Putinit nga klasa e pestë në klasën e tetë në shkollën 193 në Leningrad. Ajo shkroi monografinë “Vladimir Putin, Prindërit, Miqtë, Mësuesit”.
Владимир Путин и его классный руководитель Вера Дмитриевна Гуревич на торжественном приёме в Кремле сегодня и…пару десятилетий назад pic.twitter.com/MoT9QorZFV
— Актуальная Россия (@RussiaActually) May 9, 2019
Mësuesja e Putinit tha se kreu i shtetit rus, si djalë, rrezatonte energji të madhe. E pyetur nëse kishte nota të dobëta, mësuesja e gjermanishtes, tani në pension, pa ndonjë hezitim, u përgjigj se ai sigurisht se kishte, për shkak se si djalë i vogël ai ishte mjaft problematik.
Putin u diplomua në Universitetin Publik të Leningradit, në degën e Juridikës në vitin 1975. Pas diplomimit filloi të punojë në Shërbimin Sekret të Bashkimit Sovjetik-KGB. Një kohë jetoi në Gjermani dhe pasi u kthye në Leningrad ishte anëtari i Administratës së Universitetit.
Në 16 gusht 1999 filloi të punojë si Kryeministri i Rusisë. Me dorëheqjen e Boris Jeltsinit më 31 dhjetor 1999, në bazë të Kushtetutës u bë Kryetari i vendit për tre muaj, deri tek zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet presidenciale Putin fitoi më shumë se 50% të votave, dhe u zgjodh Kryetari i Rusisë. /Reporteri.net