Joe Biden vazhdon të jetë në epërsi ndaj Donald Trump në garë të fortë për presidentin e ri në SHBA.
Biden po ashtu e ka më të lehtë rrugën drejt fitores pasi i nevojiten vetëm edhe gjashtë vota elektorale për t’u shpallur fitues.
Kurse, sipas një parashikimi nga The Guardian, Trump e ka rrugën më të vështirë për të përmbysur rezultatin, transmeton lajmi.net.
Biden kryeson me numrin e votave të kolegjit elektoral 264-214 pasi ai u shpall fitues në Michigan dhe Wisconsin të mërkurën dhe Trump fitoi një votë në Maine.
Shtimi i Alaskës për Trumpin – votat e së cilës nuk janë deklaruar, por ku rezultati nuk është në dyshim – i jep presidentit 217 vota elektorale.
Trump duhet të gjejë 53 votat elektorale që i duhen, andaj ai do të duhet të fitojë Pensilvanian, plus të tre shtetet e tjera.
Por pasi një pjesë e madhe e votave demokratike mbetet të arrihet në Filadelfia dhe Pittsburgh, do të thotë se Trump mund të ketë vështirësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.