Tara Sharifi, një iraniane 11-vjeçare që jeton me familjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, është bërë zyrtarisht vajza më e zgjuar në botë.
Konkretisht, si studente në Shkollën Britanike Aylesbury, Tara kaloi testin e famshëm të inteligjencës Mensa, me 162 pikë, gjë që ishte mbresëlënëse. Ky rezultat e vendos atë të lartë mbi kufirin e gjeniut – i cili qëndron në 140 pikë, transmeton Reporteri.net.
Për më tepër, ky rezultat e bën atë më të zgjuar se Albert Einstein, i cili, megjithëse kurrë nuk e bëri këtë test, u vlerësua të ketë një koeficient të inteligjencës prej 160. Stephen Hawking gjithashtu kishte një tregues të inteligjencës prej 160. Rezultati ishte një surprizë e madhe për të gjithë, dhe veçanërisht për Taran,e cila u shpreh e tronditur me lajmin.
Rezultati i testit të saj varej nga aftësia e saj për të kuptuar disa fjalë dhe t’u përgjigjet atyre brenda një kohe të caktuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.