×
  • Lajme
  • Botë

    Klienti vret punëtoren veç pse se i qitën shumë majonezë në sandviç

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 18:25

    Një klient e ka vrarë një punëtore dhe e ka lënduar një tjetër pas një përplasje që kishte të bënte me sasinë e majonezës në sandviçin e tij.

    Të shtënat ngjanë në pomën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta, Subway.

    Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në njërën prej pikave të franshizës Subway.

    “Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin që ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”.

    “Ai vendosi që ta eskalojë situatën, dhe nga aty u bë hallakamë”.

    “Njëra prej vajzave të reja që u vra sot, e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!