Pamje spektakolare vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Wuhan teksa ish-epiqendra e pandemisë raporton zero raste të reja.
Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskotekat pa kufizime në pamje qe tashmë i ngjajnë botës që ne njihnim para epokës së pandemisë.
Megjithëse Covid-19 vazhdon të infektojë gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj.
Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë.
Në të gjithë Kinën rregullisht janë regjistruar më pak se 100 raste ditore infektimi që prej fundit të prillit, edhe pse ishte vendi i parë i goditur nga infeksioni i rëndë.
Pekini thotë se ka katër tipe vaksinash në fazat finale të testimit, të cilat janë përdorur në raste emergjente nga punonjësit e shëndetësisë që prej korrikut.
Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.