Komandanti i lartë i ushtrisë kanadeze, Gjeneral Mike Rouleau, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi luajti golf me një ish-ministër të Mbrojtjes, i cili është nën hetime për shkelje seksuale.
Rouleau tha se e ftoi gjeneralin Jonathan Vance për të luajtur golf që të sigurohet për mirëqenien e tij. Ushtaraku i lartë kishte autoritet rreth hetimeve ushtarake për rastin kundër personit që e ftoi të luante golf.
Ushtaraku që dha dorëheqje tha se nuk diskutoi me Vancen rreth hetimeve, por pranoi se vendimi i tij i ka intensifikuar ngjarjet e fundit dhe se ka kontribuar në dëmtimin e besimit në ushtri, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Gjenerali Vance, i cili u largua nga ushtria në janar, i ka mohuar akuzat për shkelje seksuale. Lajmi për lojën e shumëpërfolur të golfit u përhap fundjavën e kaluar. Më 2 qershor, Rouleau pranoi se ka luajtur golf në Otavë me Vancen dhe me komandantin e forcave detare, Craig Baines.
Dorëheqja e zyrtarit të lartë ushtarak erdhi pak ditë pasi për këtë skandal u deklarua edhe kryeministri Justin Trudeau, i cili tha se Rouleau dhe Baines duhet të përgjigjen për veten e tyre.
Viteve të fundit, ushtria kanadeze është përfshirë nga pretendimet dhe akuzat për sjellje të palejuara seksuale. Disa udhëheqës ushtarakë janë nën hetime për sjellje të papërshtatshme ndaj kolegëve të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.