Komandanti i kurdëve sirianë Mazlum Abdi thotë se një armëpushim me Turqinë nuk do të ishte i mundur pa përpjekjet e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Kjo u raportua në Tëitter nga një zëdhënës i forcave të Abdit në kohën kur Trump njoftoi se armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve sirianë do të ishte i përhershëm, raporton AP.
Abdi tha se Trump kishte premtuar të ruajë një partneritet amerikan me forcat e udhëhequra nga kurdët dhe se vendi do të vazhdojë t’i mbështesë ata në planin afatgjatë.
Ai falënderoi Trump për “përpjekjet e tij të palodhshme” për të ndaluar ofensivën turke, megjithëse presidenti amerikan hapi rrugën për pushtimin e Turqisë në Sirinë verilindore, e cila filloi në 9 tetor, kur ai urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin.
Ofensiva zgjati nëntë ditë para se të arrihej armëpushimi me ndërmjetësimin amerikan.
Forcat kurde u detyruan të tërhiqnin luftëtarët e tyre në jug të kufirit turk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.