×
  • Lajme
  • Botë

    Kompania ajrore tajvaneze ofron fluturime pa destinacion

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 16:37

    Për të gjithë ata që nuk rrinë dot pa udhëtuar, “Eva Air”, një kompani ajrore tajvaneze, mundëson fluturim pa destinacion. Udhëtimi është parashikuar të kryhet në datën 8 gusht.


    Pasagjerët do të presin biletat, do të kryejnë të gjitha procedurat e udhëtimit, por nuk do të shkojnë gjëkundi. Avioni do të ngrihet nga aeroporti i Taipeit, do të lëviz në ajër për tre orë dhe do të rikthehet në pikën nga u nis.

    Nëse moti do të jetë i kthjellët pasagjerët do të mund të shohin disa nga atraksionet kryesore turistike të Tajvanit, ndërsa fluturojnë në avionin “Hello Kitty Dream”.

    Drejtuesit e kompanisë thonë se e organizojnë këtë udhëtim për të qenë gjithmonë pranë dëshirave të klientëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!