×
  • Lajme
  • Botë

    Kompanitë ajrore mund të pësojnë humbje miliarda dollarësh si pasojë e koronavirusit

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 11:59

    Linjat ajrore në botë mund të humbin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.


    Linjat ajrore në botë mund të humbin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura këtë vit për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.

    Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror vlerëson se humbjet e mundshme do të variojnë nga 63 miliardë dollarë në 113 miliardë.

    Ekonomisti kryesor i Shoqatës, Brian Pearce, tha se ka shumë kompani që kanë borxhe dhe se gjendja e tanishme mund të shkaktojë shumë vështirësi për to.

    “Po shohim rënie serioze të dhe të të ardhurave tani që koronavirusi është përhapur më gjerësisht”, ka thënë ai.

    Shpërthimi i koronavirusit ka lëkundur edhe tregjet globale.

    Aksionet në SHBA kanë rënë më shumë se 3% të enjten, pas disa ditëve të humbjeve të ngjashme në javën e kaluar.

    Koronavirusi ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

    Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!