Gjendja shëndetësore e ish-komandantit te Ushtrisë së Republikës Sërbe dhe kriminelit të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në hapësirën e mbrojtur të Srebrenicës ku u vranë mbi 8000 civilë të pafajshëm thuhet se është përkeqësuar ditëve të fundit.
Sipas pohimeve të te birit të tij, Ratko Mlladiq ka probleme me diabet dhe mos funksionim të veshkave kështu që i është rrezikuar jeta, por zyrtarët e Gjykatës Speciale të Hagës nuk janë prononcuar lidhur me këtë.
Mlladiq është dënuar pasi qëndroi për shumë vite në arrati nëpër territorin e Serbisë.
Dënimi i tij u prit me gëzim nga boshnjakët, por jo edhe nga serbët e Bosnjës të cilët ende e konsiderojnë si hero Mlladiqin përkundër krimeve të tij kundër njerëzimit.
Muajin e kaluar në Bosnjë, Reprezentuesi i Lartë dërgoi përpara ligjin për dënimin e personave që mohojnë gjenocidin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.