59 raste me mutacionin e ri të coronavirusit të zbuluar në Britaninë e Madhe janë identifikuar në Veri të Greqisë.
Sipas mediave greke deri më tani mund të ketë tre lloje të virusit të ri të mutuar që janë zbuluar në 24 orët e fundit në Greqi, megjithatë shqetësimi është i madh pasi rastet janë gjetur në zona të ndryshme jashtë Selanikut.
Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Anna Papa e cila shkurtin e kaluar kishte zbuluar rastin e parë të coronavirusit në Selanik, është shprehur se ishte thjesht çështje kohe para se varianti i ri i Covid-19 të konfirmohej në Greqi.
“Llojet e reja të virusit të mutuar u identifikuan dy ditë më parë në laborator. Ne nuk u habitëm sepse ishte vetëm çështje kohe dhe mutacioni i ri do të gjendej këtu pasi ishte bërë e ditur se ishte konfirmuar në Athinë dhe Kretë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për vëmendje nga të gjithë ne, duhet t’i zbatojmë masat në mënyrë korrekte, ” u shpreh ajo.
Po ashtu autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se nëse konfirmohet një numër i madh rastesh me këtë lloj të Covid-19, më tej vendi mund të shtrëngojë më tej masat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.