Në Gjermani janë konfirmuar dy viktimat e para nga koronavirusi.
Mediat vendase raportojnë se viktimat janë një 89 vjeçare dhe një 78 vjeçar të cilët ishin prej ditësh të shtruar në spital, ndërsa nuk mundën t’i shpëtonin virusit.
Ndërkohë numri i personave të prekur në Gjermani ka shkuar mbi 1000 persona.
Kohët e fundit koronavirusi është kthyer në një alarm për të gjithë botën, deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global.
Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima.
Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani.
Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.