Gjykata e Apelit në Australi konfirmoi vendimin ndaj kardinalit George Pell, i dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Victoria u mirëprit nga viktimat e abuzimit dhe grupet e të drejtave të njeriut të cilët u mblodhën para gjykatës.
#UPDATE Convicted paedophile cardinal George Pell has his appeal against child sex abuse charges rejected by an Australian court https://t.co/NTvbcWiOHh pic.twitter.com/9rnh3vfuI7
— AFP News Agency (@AFP) August 21, 2019
Pell, dikur ministëri financave i Papa Françeskut, u dënua në dhjetor për ngacmimin e dy 13-vjeçarëve në Katedralen e Shën Patrikut në Melburn. Avokatët e tij kanë thënë se ata do të rishikojnë vendimin e gjykatës dhe do të konsiderojnë ankesën në gjykatën më të lartë të Australisë.
BREAKING: An Australian court by a 2-1 majority ruling Wednesday upheld convictions against Cardinal George Pell, the most senior Catholic to be found guilty of children sex abuse. https://t.co/aeFAePNHA8
— NBC News (@NBCNews) August 21, 2019
Pell është zyrtari i rangut më të lartë të Vatikanit i dënuar ndonjëherë. Ai është dënuar me gjashtë vjet burg, gjersa Kryeministri Australian, Scott Morrison ka thënë se do t’i hiqet dekorata e Urdhrit të Nderit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.