Disa qindra persona u mblodhën dje në qendër të Bosnjës dhe Hercegovinës për një marshim paqësor për të mbështetur popullin palestinez.
Mitingu përfundoi përpara ndërtesës së parlamentit të shtetit.
Një nga organizatorët e marshit tha se ata i kuptojnë shumë mirë vuajtjet e popullit palestinez.
“Ne në Bosnjë, veçanërisht në Sarajevë, pas një rrethimi 44-mujor, e dimë si është kur dikush të dëbon nga shtëpia jote. Kur të uzurpon pronën tuaj. Kur të godet për nderin tënd. Ne e dimë shumë mirë se si është kur dikush ju torturon. Kur dikush ju vret fëmijën, babanë ose nënën. Ne e përjetuam këtë në Sarajevë për dyzet e katër muaj. Ne kemi ardhur për të ngritur zërin në një mënyrë dinjitoze, për të bërë të ditur se nuk janë vetëm – tha një nga organizatorët.
Derisa në disa qytete të Bosnjës valoi flamuri palestinez, disa ditë më vonë mbërriti një përgjigje kokëfortë nga Republika Srpska. Në Banja Luka, flamuri i Izraelit u shfaq në ndërtesën e komunës, dhe e njëjta gjë u bë në Trebinje. Shpjegimi ishte se kjo u bë në mbështetje të popullit hebre për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.