×
  • Lajme
  • Botë

    Konflikti me Turqinë: Franca furnizon Greqinë me aeroplanë

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 19:28

    Franca dhe Greqia raportohet se kanë rënë dakord sot për shitjen e 18 gjuajtësve Rafale me dy motorë për forcat ajrore greke, me qëllim përforcimin e pozitave të kësaj të fundit në konfrontimet me Turqinë fqinje.


    Greqia aktualisht zotëron gjuajtës amerikanë F-16 të brezit të parafundit, modelet Mirage 2000 dhe avionët më të lehtë F-4E, ndërsa kishte shprehur interesin me SHBA për blerjen e gjuajtësve të fundit antiradar F-35, dhe përmirësim të F-16.

    Por gjuajtësit francezë Rafale mund të sillen në Greqi shumë më shpejt se F-35, teksa Franca ka më shumë interes në rritjen e mbrojtjes greke dhe gjithashtu po jep mbështetje me flotën e saj detare në Egje.

    Mes uljeve stimuluese të Francës për Greqinë janë dhënia e tetë prej avionëve falas dhe furnizimi i menjëhershëm i dërgesës së Rafale nga inventari i forcave të veta ajrore.

    Forcat ajrore greke përdorin gjuajtësin francez Mirage 2000, që është pararendësi direkt i Rafale dhe përdor armë dhe infrastrukturë të njëjtë mirëmbajtjeje me të.

    Nga ana tjetër Turqia ka flotën më të madhe në botë të gjuajtësve amerikanë F-16 përveç SHBA, si dhe disa modele të tjera përsëri amerikane gjuajtësish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!