×
  • Lajme
  • Botë

    Kongresistët myslimanë shtrojnë për herë të parë iftar në Kongresin Amerikan

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 11:55

    Anëtarët muslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Ilhan Omar, Andre Carson dhe Rashida Tlaib, kanë shtruar iftar në Kapitol, selinë e Kongresit, me rastin e muajit të Ramazanit, shkruan AA, transmeton Reporteri.net.


    Programi i organizuar në partneritet me Asociacionin e Juristëve Muslimanë është regjistruar si iftari i parë i organizuar ndonjëherë në Kongresin Amerikan.

    Krahas shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, në iftar morën pjesë edhe shumë punonjës të Kongresit.

    “Është mjaft e rëndësishme të kuptohet se sa historik është ky iftar”, tha Tlaib, përfaqësuesja muslimane nga Michigan-i në fjalën e saj para iftarit.

    “Ky aktivitet është ngritja në këmbë e një komuniteti që është ndier i padukshëm për një kohë të gjatë. Ne shënjestrohemi padrejtësisht për të nxitur frikë dhe për të promovuar agjendën e urrejtjes. Këtë natë, ne tregojmë sërish se jemi të përkushtuar ndaj drejtësisë, inkluzivitetit dhe ndjenjës së përkatësisë”, theksoi Tlaib.aa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!