×
  • Lajme
  • Botë / Përkrahja amerikane

    Kongresistja e lindur dhe rritur në Ukrainë që votoi kundër ndihmave amerikane për atdheun e saj

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 22:43

    Kongresistja amerikane Victoria Spartz, anëtarja e parë dhe e vetme e Kongresit që është lindur dhe rritur në Ukrainë, ishte përkrahëse e pamohueshme për shtetin e saj në luftën kundër Ukrainës.

    Mirëpo kur u hodh në votim ndihma ushtarake prej 61 miliardë dollarëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ajo votoi kundër, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.

    Ajo bëri thirrje për mbikëqyrje më të mirë të fondeve amerikane dhe kundërshtoi “dhënien e çeçeve” për kauzën ukrainase. Ajo shtoi se siguria kufitare e Ukrainës duhet të jetë prioritet më i madh, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kjo e dërgon më shumë te vija e republikanëve konservatorë të Kongresit.

    Pakoja ushtarake, pjesë e ndihmës së ofruar edhe për Izraelin, Tajvanin dhe pikat tjera në krizë, ishte miratuar nga Kongresi më 20 prill. Senati të martën e nënshkroi dhe të mërkurën Joe Biden e nënshkroi si ligj.

    Spartz ka thënë se është “disi e tmerruar” nga qëndrimet se prejardhja e saj duhet të diktojë përkrahjen për kauzën e Ukrainës nëse e ndjen se paratë duhet të shpenzohen kot.

    “Përgjegjësia ime është që të mbroj popullin amerikan”, ka thënë ajo në një intervistë.

    Spartz imigroi në SHBA në vitin 2000 pasi u martua me burrin të cilin e njoftoi në Evropë.

    Në një konferencë për media në vitin 2022, Spartz pushtimin rus të Ukrainës e quajti “gjenocid”.

    Më vonë, ajo nisi të kritikojë udhëheqësit e Ukrainës, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

    Spartz ka thënë se “njerëzit e guximshëm” janë duke vdekur për liri në Ukrainë, mirëpo akuzoi qeverinë ukrainase për korrupsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!