×
  • Lajme
  • Botë

    Kore e Jugut, provim në stadium në kohën e coronavirusit

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 18:02

    Provimi i pranimit për punësim në një kompani shtetërore u mbajt duke i ulur konkurrentët në një stadium të hapur, për shkak të rregullave të distancës sociale, të cilat janë ende në fuqi në Korenë e Jugut.


    Më shumë se 100 kandidatë për vende pune u futën në fushën e stadiumit, me maska në fytyrë dhe pesë metra larg njëri-tjetrit.

    Provimi është për punësim në kompaninë “Ansan Urban Corporation”, e cila tha se e mbajtën në mënyrë të tillë për të shmangur infektimin, por dhe që të mos detyroheshin të shtynin punësimin e të rinjve, gjë që do ta shtonte edhe më shumë krizën ekonomike në vend.

    Kompanitë në Korenë e Jugut po përpiqen të gjejnë kredi shpëtimi, ndërkohë që kriza ka goditur fort restorantet, linjat ajrore, hotelet dhe industrinë e argëtimit.

    Koreja e Jugut është industria e katërt më e madhe në Azi. Në fund të marsit vendi miratoi 80 miliardë dollarë për të shpëtuar kompanitë e prekura nga kriza.

    Sot më 4 prill, 2020, në të gjithë botën numërohen 1.134.418 të infektuar dhe 60.115 të vdekur.

    SHBA-të janë vendi me më shumë të infektuar, 278.458 në total, ndërsa të vdekurit janë më shumë se 7000.

    Franca, gjithashtu, është duke parë një rritje të numrit të të vdekurve, duke arritur 6507 në total.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!