Korea Veriore ka raportuar atë që e ka quajtur rasti i parë i dyshimtë me koronavirus në këtë shtet.
Agjencia shtetërore verikoreane e lajmeve ka thënë se një person që kishte dezertuar në Korenë Jugore rreth tri vjet më parë dhe që ishte kthyer javën e kaluar, kishte shfaqur simptome të COVID-19.
Lideri verikorean ka mbajtur një takim emergjent me zyrtarët më të lartë, duke vënë masa kufizuese në qytetin kufitar të Kaesongut, raporton BBC, transmeton KOHA.
Zyrtarët në Kore të Veriut kishin thënë më herët se nuk kishin raste të COVID-19, por sipas analistëve, një gjë e tillë nuk ishte e mundshme.
“Një situatë emergjente ka ndodhur në qytetin Kaseong, ku një i arratisur, që kishte shkuar në jug rreth tri vjet më parë, person që dyshohet të jetë infektuar me virus, ishte kthyer më 19 korrik pasi që e kishte kaluar ilegalisht vijën e demarkimit”, ka raportuar KCNA. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.