Agjensia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka thënë se lajmet e publikuara për shëndetin e Kim Jong-un ishin të pabaza, dhe nuk ka prova se ai kishte kryer operacion në zemër.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk u shfaq në publik për 20 ditë, dhe madje as në festën për ditëlindjen e gjyshit të tij.
Disa media deklaruan se ai ishte në gjendje të rëndë, madje se kishte ndërruar jetë, shkruan BBC.
Por ai më pas u shfaq duke viizituar një fabrikë plehrash dhe gëzonte një shëndet shumë të mirë.
Kreu i agjensisë së inteligjencës në Korenë e Jugut Suh Hoon, foli gjatë mbledhjes së komitetit parlamentar ditën e sotme.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, ai tha se nuk kishte prova se lajmet për shëndetin e Kim Jong-un ishin të vërteta.
Sipas tij, udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte shfaqur në publik 17 herë. Në këtë kohë të vitit, ai normalisht do të ishte shfaqur 50 herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.