×
  • Lajme
  • Botë

    Koreja e Jugut po mposht Coronavirusin, tre leksionet e suksesit që bota duhet t’i mësojë

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 23:54

    Koreja e Jugut është shteti i dytë në botë, i cili ka arritur të ulë numrin e rasteve të prekura me COVID-19, në saj të masave të menjëhershme dhe kontrollit të rasteve te reja. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan vetëm 76 raste te reja.


    Përhapja e covid-19 në pjesën më të madhe të globit përditë e më shumë po merr përmasa shqetësuese, po pavarësisht se si i shikon numrat ka një shtet, i cili qëndron i ndarë nga të gjithë, Koreja e Jugut.

    Rastet e parë aty u shfaqën në fund të shkurtit dhe fillim të marsit dhe brenda pak ditësh numri i të infektuarve arriti në mijëra. Pikun e rasteve të reja e arriti me 29 Shkurt dhe vendi i 50 milion njerëzve në më pak se një javë përgjysmoi rastet dhe e njëjta gjë erdhi në ditët në vijim.

    Mëngjesin e të martës, Koreja konfirmoi vetëm 76 raste të prekura, duke ruajtur një trend në rënie të rasteve të reja dhe duke mbajtur gjallë shpresat se vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në Azi më në fund ka arritur të vihet nën kontroll. Numri total i të infektuarve arriti në 9,037.

    Koreja e jugut është njëri nga dy shtetet e vetme që ka arritur ta ndryshojë trajektoren e korona virusit. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka arritur në 17 365, të gjithë i kanë drejtuar sytë drejt Koresë për të marrë mësimet e duhura.

    Cilat janë modelet e suksesit?

    1– Ndërhyrje përpara se të jetë krizë, kjo ka qenë edhe motoja kryesore mbi të cilën ka vepruar qeveria koreane duke ndërmarra masa të menjëhershme. Qeveria e trajtoi atë si emergjencë kombëtare përpara se të ishte e tillë duke porositur teste të shumta dhe duke future në karantinë të gjitha rastet e dyshuara.

    2– Testo në kohë dhe përsërit testet vazhdimisht, duke theksuar se testet e vazhdueshme janë çelësi për të kontrolluar trajektoren e sëmundjes.

    3- Zbulimi dhe survejimi i të sëmurit, duke bërë që në rastet se dikush identifikohet pozitiv, të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e tij monitorohen, duke bërë të mundur karantinimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!