Dasmat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit.
Pasi që numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje e sipër, një celebrim martesor u bë pa praninë fizike të të ftuarve.
Çifti nga Singapori, Joseph Yew dhe bashkëshortja e tij Kang Ting, u kthyen nga një udhëtim në Kinë, vetëm disa ditë para dasmës së tyre.
Mysafirët e ftuar, u shfaqën të rezervuar nëse do marrin pjesë në dasmën e tyre apo jo, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.
Si pasojë e kësaj, çifti gjeti një zgjidhje nga e cila nuk do pësonte askush.
Nusja dhe dhëndrri qëndruan larg projektorit ku shiheshin miqtë dhe familjarët e tyre dhe në vend të një dasmë tradicionale, ata kryen celebrimin martesor me anë të ‘live stream’.
Ata të gjitha betimet dhe ritualet e ceremonisë i bënë përmes live streamit.
Realisht ata u martuan në tetor të vitit 2019 në Kinë, por kjo dasmë e dytë ishte menduar të bëhej për nder të miqve dhe familjarëve të dhëndrrit Yew të cilët nuk kishin mundësi të jenë pjesë e dasmës së tyre në Kinë.
Nga koronavirusi deri tash në Kinë kanë vdekur 550 persona dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë të infektuar.
Singapori ka të regjistruar 28 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, duke e rradhitur kështu në vendin e dytë, pas Japonisë, me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara jashtë Kinës./Reporteri/