Numri rasteve me të infektuar me koronavirus në të gjithë botën po shkon duke u rritur dhe si pasojë e saj është krijuar frika se shpërthimi i koronavirusit do të arrijë të marrë përmasa pandemike.
Numri më i madh i të infektuarve është në Kinë, por edhe shtete tjera si Korea e Jugut, Itali e Irani janë duke u përballur me këtë virus, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.
Pandemia është atëherë kur infektimi bartet me lehtësi nga një person tek një person tjetër në anë të ndryshme të botës.
Rreth 77 mijë njerëz janë infektuar në Kinë, ku edhe u shfaqë për herën e parë në fundvitin 2019 dhe afër 2,600 kanë vdekur.
Më shumë se 1,200 raste janë konfirmuar në 26 vende të ndryshme të botës prej të cilave 20 janë të vdekur.
Italia ka regjistruar vdekjen e katërt ditën e hënë./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.