97 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, të dielën në Kinë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara brenda një dite.
Numri total i vdekjeve si pasojë e virusit ka shkuar në 908, por numri i njerëzve të infektuar brenda një dite është stabilizuar, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.
Gjithsej 40,171 persona janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 187,518 prej tyre janë nën përkujdesje mjekësore.
Ndërkohë, më shumë se 60 persona janë infektuar së fundmi në një anije lundrimi në Japoni. 130 nga 3,700 pasgjerë që ka kjo anjie janë të infektuar me këtë virus./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.