Një i ri kinez që studion në Mbretërinë e Bashkuar është bërë personi i parë që e ka rikthyer koronavirusin në Wuhan, ish-qendra e pandemisë.
Qyteti, javën e kaluar deklaroi se kishte ndaluar kryesisht shpërthimin pasi regjistroi vetëm një infeksion të ri brenda 10 ditësh.
Autoritetet lokalë të shëndetësisë raportuan se studenti 16-vjeçar është ‘rasti i parë’ i importuar në qytet. Ata gjithashtu deklaruan se 16-vjeçari nuk ka shfaqur simptoma.
Sipas Komisionit Shëndetësor Komunal Wuhan, Zhou jeton në Qarkun Caidian të qytetit dhe studion në Mbretërinë e Bashkuar .
Autoritetet deklaruan se 16-vjeçari, i njohur me mbiemrin e tij Zhou, kishte udhëtuar në Wuhan nga Newcastle përmes Dubait dhe Pekinit.
Pasi kaloi kontrollet mjekësore në aeroport, ai u dërgua në një dhomë të vetme për t’iu nënshtruar vëzhgimit mjekësor.
Ai më pas udhëtoi në qytetin e tij të lindjes nga Pekini më 23 mars me tren dhe u vetë-karantinua.
Lajmi u bë i ditur pasi Pekini ndërmori masa të reja për të monitoruar ardhjet e reja nga jashtë, si dhe të ashtuquajturat ‘transportues të heshtur’ mes frikës se krijuar ata mund të shkaktojnë një valë të dytë.
Kina ka regjistruar deri më tani 691 raste të reja COVID-19, ku burimi kryesor është Mbretëria e Bashkuar, sipas statisitkave zyrtare.
Më shumë se 1800 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 dhe mbi 25,000 janë infektuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.