×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi, masakrohen kafshët në Kinë, merren derë më derë dhe vriten

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 16:48

    Zyrtarët vendas kinezë u kanë bërë vizita derë më derë fshatarëve për të vrarë macet dhe qenët e tyre në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e koronavirusi, sipas aktivistëve të kafshëve.


    Asnjë provë nuk tregon se virusi mund të kalohet tek kafshët shtëpiake, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

    Frika e përhapur se kafshët shtëpiake janë në gjendje të përhapin sëmundjen, filloi muajin e kaluar pasi një ekspert kinez i shëndetësisë pretendoi se kafshët gjithashtu do të duhej të karantinizohen gjatë shpërthimit të koronavirusit, transmeton Reporteri.net.

    Zyrtarët e komunitetit në një qark në Provincën Sichuan të Kinës jug-perëndimore filluan të mbledhin kafshët shtëpiake nga familja në familje të hënën për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë.

    Një video shqetësuese e ndarë nga grupi në llogarinë e tyre në Twitter-si dhe Weibo tregon një numër të qenve të gjakosur, megjithëse të ngordhur, të shtrirë në pjesën e prapme të një kamioni.

    Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën mbi 1 mijë njerëz. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!