Në Bosnjë-Hercegovinë është shënuar rasti i parë me koronavirus.
Një pacient në Republika Serpska ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-2019, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e RS-së, njofton Klix.ba të enjten.
Sipas njoftimit, vetëm në Republika Serpska janë 144 persona në karantinë, pasi janë kthyer nga vendet e prekura me këtë virus dhe dyshohet se mund të jenë infektuar. Ndërkohë në pjesën tjetër të Bosnjës janë 259 persona në karantinë.
Ndërkohë, në Kroaci, ky virus është paraqitur shumë më herët dhe tashmë janë regjistruar 10 persona si të prekur.
Virusi shpërtheu në fund të vitit të shkuar në Kinë, ku edhe është regjistruar numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve. Si pasojë e koronavirusit, në Kinë deri më tash kanë vdekur 2981 persona, në Itali 107, në Iran 92, kurse në Kore të Jugut 35.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.