×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi – Turqia prodhon 1 milion maska çdo javë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 12:51

    Turqia po prodhon një milion maska mbrojtëse, 5 mijë veshje mjekësore dhe 5 mijë litra dezinfektues me bazë alkooli çdo javë.


    Njoftimin e dha tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hulusi Akar, shkruan Anadolu Agency.

    Akar mbajti një telekonferencë me komandantët e përgjithshëm të forcave të armatosura për të diskutuar masat parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit.

    “Ne kemi mobilizuar të gjitha frontet e ministrisë për të fituar luftën e udhëhequr nga presidenti Rexhep Taip Erdogan”, tha Akar.

    Ai shtoi se 650 pjesëtarë të stafit ushtarak kanë ardhur jashtë që nga 1 marsi dhe janë vendosur në karantinë.

    Akar kujtoi se Turqia dërgoi ndihmë mjekësore në Itali dhe Spanjë, vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

    Turqia ka regjistruar 20,921 raste me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar 425. Gjithsej 484 njerëz janë shëruar plotësisht pas trajtimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!