×
  • Lajme
  • Botë

    Eksperti amerikan: Koronavirusi është krijuar në laborator, OBSH është në dijeni për këtë

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 9:48

    Virusi vjdekjeprurës ‘2019-ncov’ që nisi në Kinë, në qytetin Wuhan deri tani ka marrë 500 jetë njerëzish, mirëpo sipas ekspertit amerikan Francis Boyle u krijuar qëllimisht dhe madje, për këtë është në dijeni edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.


    Francis Boyle, thotë se koronavirusi është një armë vdekjeprurëse dhe që është krijuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan. Virusi është krijuar në laboratorin BSL-4 në Wuhan që është gjithashtu një qendër kërkimore e OBSH.

    “Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, ka thënë ai.
    Boyle, i cili në vitin 1989 hartoi aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike në Amerikë, mohon kategorikisht se koronavirusi ka ardhur si pasojë e tregut të kafshëve në këtë qytet. Sipas tij, këtë propagandë e ka nisur qeveria kineze duke u munduar ta mbulojë rastin.

    60 % e rasteve me këtë virus në Kinë, nuk kishin pasur asnjë kontakt me këtë treg të kafshëve, mirëpo qeveria në Kinë inskenoi gjithçka.

    Ndërsa, një analizë e publikuar në ‘Los Angeles Times’, thotë se ky virus ishte i parashikueshëm, madje i shmangshëm. Për të kuptuar se si, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të shohim ecurinë e virusit SARS, edhe ky i shkaktuar nga një coronavirus, shkruan Gazeta Metro.

    Në 2003, SARS shpërtheu në një treg në qytetin e Guangdong, në Kinë, në të cilin shiteshin kafshë ekzotike, të mbajtura në kushte shumë të këqija, në kafazë të pisët.

    Edhe virusi i ri 2009-ncvo ka të njejtën origjinë me SARS-in. Viktimat e para të tij ishin të lidhura me një treg në Wuhan, ku mbaheshin qindra kafshë ekzotike në kushte të papastërtisë ekstreme.
    Këto lloj tregjesh janë të përhapura në Kinë. Ato preferohen nga njerëzit e pasur, të cilët e kanë zakon të shtrojnë darka ku të ftuarve i shërbehet një kafshë ekzotike.

    Koronaviruset janë një grup virusesh që krijohen tek kafshët dhe nga kafshët transmetohen tek njerëzit. Më pas virusi zhvillohet në trupin e njeriut duke ju përshtatur mjedisit të ri, dhe pas kësaj përshtatje transmetohet nga njeriu në njeri.

    Të njejtin problem paraqesin dhe pularitë e mëdha ose stallat e rrijtes së derrave. Përshembull në vitin 2009 u krijua virusi vdekjeprurës, i cili u përhap nga një fermë e madhe e rritjes së derrave në Meksikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!