Koronavirusi i ri Covid-19 mund ta ketë prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara, raportoi dje televizioni Japonez Asahi. Ky lajm as nuk do të duhej të merrej në konsideratë po të mos publikohej nga një prej mediave më të mëdha në Japoni.
Një raport nga televizioni japonez dyshon se disa nga 14,000 amerikanët që vdiqën nga gripi në dekadën e fundit mund të jenë infektuar me koronavirusin në një mënyrë të panjohur, duke nxitur frikën dhe spekulimet se virusi i ri Covid-19 mund të jetë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.net.
Stacioni televiziv sugjeron që qeveria e Shteteve të Bashkuara mund të mos e kishte kuptuar ose madje të ishte në dijeni të përhapjes së virusit në vend.
Sipas disa përdoruesve të rrjetit social kinez Weibo, virusi u shfaq në Kinë me pjesëmarrësit amerikanë në Lojërat Botërore të mbajtura në Wuhan në tetor të vitit të kaluar.
“Mund të ketë pasur një mutacion në virus, i cili është bërë vdekjeprurës, dhe infeksioni ka shkaktuar një epidemi që është përhapur” thekson në raport stacioni televiziv japonez Asahi.
Më 14 shkurt, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara thanë se do të fillojnë vlerësimin e personave me grip për të zbuluar nëse koronavirusinu shfaq në laboratorët e shëndetit publik në Los Angeles, San Francisco, Seattle, Chicago dhe New York.
Shen Ji, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Fudan në Shanghai, tha se virologët global po punojnë për të monitoruar ecurinë e koronavirusit, përfshirë agjencitë e inteligjencës.
Autoritetet e Uashingtonit deri më tani kanë konfirmuar 35 raste të koronavirusit të ri në vend.
Mediat raportuan se Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po punojnë me sektorin e shëndetësisë për të rritur gatishmërinë para se virusi “të vendoset në Shtetet e Bashkuara”.
Kina njoftoi të Shtunën se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend ishte rritur në 2345, pasi 109 të tjerë vdekje të reja u raportuan të Premten. /Reporteri.net