Kryekorrespondentja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i saj janë detyruar të shtrihen për tokë për t’i shpëtuar më të keqes, kur një sërë raketash fluturuan pothuajse mbi kokat e tyre në afërsi të kufirit Izrael-Gaza.
Ward kishte shkuar me ekipin e saj për të raportuar nga vendi ku kanë ndodhur sulme të ashpra me raketa, kur befasisht filluan të dëgjojnë shkrepje raketash, transmeton Telegrafi.
E nga këto raketa ata u detyruan me shpejtësi të largohen nga rruga, dhe në afërsi të shkurreve të shtrihen në tokë.
Megjithatë ajo vazhdoi raportimin direkt duke bërë të ditur se jo larg nga vendi ku po qëndronte gjendet kufiri Izrael-Gaza, derisa në prapavijë vazhdimisht dëgjohen të shtënat nga raketat.
Gjithashtu bëri të ditur se mund të dëgjohet “kupola e çeliktë” që është sistem i mbrojtjes kundërajrore të Izraelit, që është aktivizuar për të shkatërruar raketat e lansuara nga Gaza nga militantët e Hamasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.