Shtetet e Bashkuara festojnë nesër përvjetorin e pavarësisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se shpallja e mëvetësisë më 1776 ka qenë një betejë për jetën, lirinë dhe lumturinë.
“Nesër ne festojmë shpalljen e pavarësisë së 4 korrikut 1776 – një hap në një betejë të vështirë, sipas themeluesve tanë, për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. ShBA-të përkrahin njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.