×
  • Lajme
  • Botë

    Kremlini thërret për konsultime ambasadorin e vet në Washington, pas komenteve të Biden se Putin është vrasës

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 21:24

    Pas deklarateve të ditës së sotme të presidentit amerikan Joe Biden ku shprehej se homologu i tij rus, Vladimir Putin është një “vrasës” ka reaguar Moska zyrtare e cila ka thirrur ambasadorin e vet në Washington Anatoly Antonov të kthehet për konsultime.


    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare Kremlini do të shqyrtojë mundësitë e “shpagimit” diplomatik me ambasadorin e vet dhe do të ketë raportime të tij për qëndrimet dhe planet e administratës së re amerikane përkundrejt Rusisë.

    Nuk përjashtohet mundësia që Rusia të zbojë disa diplomatë amerikanë. Eventi i ditës së sotme ka prishur më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy fuqive që pas Presidencës së Trump priteshin të riktheheshin në termat e ftohtë në të cilat marrëdhënia u la në fund të administratës së Obamës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!