×
  • Lajme
  • Botë

    Kreu i gjyqësorit fitues i zgjedhjeve presidenciale në Iran me 62% të votave

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 11:28

    Kreu i gjyqësorit, Ebrahim Raisi ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit me 62% të votave, sipas rezultateve paraprake nga komisioni kombëtar i zgjedhjeve. Kandidati për president Abdolnasser Hemmati, ish-drejtor i Bankës Qendrore, ka pranuar humbjen edhe para se të dilnin rezultatet zyrtare.


    Në një postim në Instagram të shtunën ai tha: “Shpresoj që qeveria juaj të bëjë krenare Republikën Islamike të Iranit, të rigjallërojë ekonominë dhe mirëqenien e vendit.”

    Në rezultatet fillestare, Raisi fitoi 17.8 milion vota, ndaj 3.3 milion Rezait dhe 2.4 milion Hematit, tha Jamal Orf, kreu i selisë zgjedhore të Ministrisë së Brendshme të Iranit. Kandidati i katërt i garës, Amirhossein Ghazizadeh Hashemi, kishte rreth 1 milion vota.

    Rezultatet paraprake gjithashtu duket se tregojnë se gara kishte pjesëmarrjen më të ulët të vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Sidoqoftë, votimi nuk kishte vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar zgjedhjet në krahasim me vitet e kaluara.

    Mbështetur nga Garda e fuqishme Revolucionare, Raisi, një aleat i ngushtë i Udhëheqësit Suprem, Khamenei që zotohet të luftojë korrupsionin, është nën sanksionet e SHBA pasi dyshohet për përfshirje në ekzekutimet e të burgosurve politikë dekada më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!