×
  • Lajme
  • Botë

    Kreu i OBSH-së i përgjigjet Trumpit: Mos e “politizoni” koronavirusin

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 21:32

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbrojti fuqishëm masat e trajtimit të pandemisë COVID-19 të nga ana e OBSH-së.


    “Pra, këshillat e mia, tre gjëra. Ju lutemi për unitet në nivel kombëtar, pa e përdorurur pandeminë për pikë politike. Së dyti, solidaritet i sinqertë në nivelin global. Dhe, udhëheqje e ndershme nga SHBA-ja dhe Kina”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Ai u bëri thirrje udhëheqësve të mos “politizojnë” virusin.

    Komentet e tij u bën pasi u pyet të komentojë deklaratat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte thënë se mund të rishikonte fondet ndaj OBSH-së.

    Drejtori i OBSH-së, hodhi poshtë edhe kritikat e Trumpit, se agjencia që ai e udhëheq është shumë më e afërt me Kinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!