×
  • Lajme
  • Botë

    Kreu marrdhënie para martese, gruas nga Indonezia i bie të fikët derisa fshikullohet në publik

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 12:55

    Një video tronditëse tregon një grua indoneziane të cilës i bie të fikët nga dhimbja pasi u fshikullua në publik, për marrëdhënie seksuale para martesës.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja dhe partneri i saj të dy u ‘dënuan’ me nga 100 fshikullime, derisa ngjarja ndodhi të hënën, në qytetin Lhokseumawe në provincën Aceh, rajoni i vetëm që zbaton ligjin e Sheriatit.

    Pamjet e rënda, tregojnë gruan e cila bie në gjunjë nga dhimbja, dhe në disa çaste duket se asaj i bie të fikët; oficeret nxitojnë përpara për ta kontrolluar shëndetin e saj.

    Me ndihmën e disa njerëzve, pasi i bie të fikët gruaja largohet nga hapësira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!