×
  • Lajme
  • Botë

    Krimi brenda familjes, vëllai i pret kokën motrës shtatzënë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 20:03

    Policia në shtetin perëndimor indian të Maharashtra ka arrestuar një adoleshent, pasi dyshohet se i preu kokën motrës së tij më të madhe, e cila ishte shtatzënë.

    19-vjeçarja, ishte martuar me një burrë pa pëlqimin e familjes së saj, thanë zyrtarët e policisë lokale.

    Ajo ishte duke bërë çaj për vëllain dhe nënën e saj kur u sulmua me një drapër. Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.

    Policia dyshon se ka bërë edhe një “selfie” me kokën e 19-vjeçares.

    Autori i krimit u dërgua në një shtëpi paraburgimi për të mitur, pasi avokati i tij tha se ai ishte më pak se 18 vjeç.

    Viktima kishte ikur në qershor dhe u martua me të dashurin e saj pasi familja e saj kundërshtoi lidhjen e tyre.

    Edhe pse të dy i përkisnin të njëjtës shtresë sociale, familja e saj nuk e miratoi martesën, pasi familja e burrit ishte më e varfër, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!