Njeriu më i pasur në botë, miliarderi Jeff Bezos, është kritikuar për shumën e vogël të parave që e ka dhënë për gjendjen e jashtëzakonshme në Australi në krahasim me pasurinë e tij të përgjithshme.
Disa milionerë kanë dhënë shumë më shumë se ai për t’i luftuar zjarret në kontinentin e largët.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon” njoftoi të dielën se do t’i dhurojë 690 mijë dollar për fondin australian.
Pas këtij njoftimi, ai u kritikua shumë në rrjetet sociale, sepse e dha vetëm 0.00059 për qind të pasurisë së përgjithshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.
Shuma prej 690 mijë dollarësh po vlerësohet e vogël në krahasim me pasurinë prej 113 miliardë dollarësh që e ka amerikani.
Organizata e aktorit Leonardo DiCaprio, “Earth Alliance”, është zotuar se do t’i dhurojë 3 milionë dollar, ndërsa këngëtari Elton John, i cili ka pasuri prej “vetëm” 320 milionë funtesh, i ka dhuruar 1 milion dollarë.
Bezos është kritikuar edhe më parë për shumën e vogël të të hollave që i ka dhuruar për bamirësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.