Fluksi i mundshëm i refugjateve afgan në Europë, pas marrjes në kontroll të Afganistanit nga talebanët, po i shqetëson liderët e kontinentit të vjetër.
Në një fjalim televiziv, të hënën, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se kombet evropiane “duhet të parashikojnë dhe mbrojnë veten nga flukset e mëdha të parregullta mingrantësh”, përcjell Reporteri.net, raportin e BBC-së.
“Evropa vetëm nuk mund t’i përballojë pasojat e situatës aktuale,” tha ai.
Bashkimi Evropian do të krijojë një nismë për të parandaluar flukset e mëdha të emigrantëve nga Afganistani, citohet të ketë thënë Macron.
Ministrat e jashtëm të BE -së do të diskutojnë sot mbi situatën, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Në Gjermani , ministri i Brendshëm Horst Seehofer u citua të thoshte se ai priste që deri në pesë milionë njerëz të largohen nga Afganistani.
Gjermania hapi kufijtë e saj për qindra mijëra njerëz që ikën nga lufta dhe persekutimi gjatë krizës së emigrantëve në Evropë të vitit 2015.
Por në një postim në Twitter, Lideri gjerman-demokristian dhe pretendenti kryesor për të marrë kancelarinë gjermane, Armin Laschet, u tregua i vendosur se “2015-ta nuk duhet të përsëritet”.
Ndjenja të ngjashme u shprehën nga ministri i migracionit i Greqisë , një vend tjetër që mbajti barrën më të madhe të krizës së emigrantëve, shkruan BBC. /Reporteri.net/.