Donald Trump dhe Melania zbarkuan në Newark, New Jersey, pasi morën pjesë në funeralin solemn të Papa Françeskut në Romë.
Sapo zbritën nga Air Force One, Trump dhe Melania përshëndetën njëri-tjetrin me një puthje në faqe, një gjest që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve të pranishëm.
Nga aty, rrugët e tyre u ndanë menjëherë. Presidenti hipi në helikopterin Marine One që u drejtua për në Bedminster, ku ndodhet fusha e tij e famshme e golfit, ndërsa Zonja e Parë, e cila po festonte ditëlindjen e saj të 55-të po atë ditë hipi në një makinë dhe mori një drejtim tjetër.
Destinacioni i Melanias nuk është bërë i ditur, por nuk është përjashtuar mundësia që ajo të ketë shkuar në Nju Jork për t’u bashkuar me të birin, Barron, i cili studion atje, dhe për të festuar me të.
Trump, përpara se të nisej, kishte deklaruar se do ta festonte ditëlindjen me gruan e tij në bordin e avionit presidencial, duke pranuar se nuk kishte pasur shumë kohë për të organizuar dhuratat për shkak të angazhimeve institucionale.
Megjithatë, një gjest simbolik nuk mungoi, pasi një buqetë e madhe me lule rozë u ngarkua në makinën e Melanias, një shenjë vëmendjeje pavarësisht nxitimit dhe ndarjes logjistike.(A2 Televizion)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.