Franca formalisht nënshkroi të enjten një marrëveshje me Kroacinë për shitjen e aeroplanëve luftarakë, Dassault Aviation Rafale. Njoftimi për këtë marrëveshje ishte dhënë muaj më parë.
Ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly, e nënshkroi marrëveshjen bashkë me homologun e saj kroat, në prani të presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Andrej Plenkoviq të Kroacisë, shkruan Reuters.
Në maj të këtij viti, presidenti kroat kishte thënë se Kroacia do të blinte 12 aeroplanë luftarakë francezë, “Dassault Rafale”, për t’i modernizuar forcat ajrore me një marrëveshje me vlerë të 999 milionë eurove.
Kroacia është bërë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe anëtare e Bashkimit Evropian më 2013. Forcat ajrore të saj kanë një grup të aeroplanëve rusë, “MiG-21” nga periudha e ish-Jugosllavisë, por ata janë të dalë mode dhe vetëm disa prej tyre janë ende të operueshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.