×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri britanik do e bëjë nesër vaksinën AstraZeneca

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 23:34

    Vaksina e Oxfordit, AstraZeneca është e sigurt, këtë deklaroi kryeministri britanik në një konfrencë këtë mbrëmje. Ai nuk iu referua vendimt të EMA-s, se AstraZeneca nuk ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut tek disa persona që bënë vaksinën, por njoftoi se vetë do të vaksinohet me këtë vaksinë.


    Një ditë më parë, ai tha se Britania ka agjencinë rregullatore të Barnave më me përvojë në botë, dhe studimet nuk kanë nxjerrë asnjë rast të mpiksjes së gjakut që e lidh me vaksinën. Ai u bëri thirrje qytetarëve britanikë që ta bëjnë kur tu ofrohet.

    Johnson tha gjithashtu se vonesat në furnizimin e vaksinave muajin e ardhshëm nuk do të ndikojnë në planin britanik për daljen nga bllokimi. NHS britanike njoftoi se gjatë muajit prill do të ketë ulje me furnizimin e vaksinave që po prodhohen edhe nga Instituti Serum i Indisë.

    Instituti Serum i Indisë është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë dhe po bën një miliard doza të AstraZeneca këtë vit për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në fillim të këtij muaji, ajo ra dakord për të furnizuar Britaninë me 10 milion doza, por vetëm gjysma e këtyre do të mbërrijnë këtë muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!