×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri britanik Johnson nuk është në respirator, por ka marrë oksigjenoterapi

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 11:27

    Boris Johnson njofton se mori oksigjenoterapi ndërsa kaloi natën në kujdes intensiv në mes të trajtimit të koronavirusit.


    Ndërsa, ministri britanik, Michael Gove, njoftoi të martën se kryeministri Boris Johnson nuk është duke u trajtuar me respirator në spital, transmeton Reporteri.net

    “”Ai është mbajtur, natyrisht, nën mbikëqyrje të ngushtë. Duke qenë në një kujdes intensiv nëse ka mbështetje të mëtejshme ai i nevojitet që është aty afër”, ka thënë ndër të tjera Gove.

    Ndryshe, kryeministri britanik u dërgua të dielën në spital pas përkeqësimit të gjendjes shkaku i infektimit me koronavirus para disa ditëve.

    Johnson u ka bërë thirrje popullit që t’i respektojë masat e qeverisë dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi shkaku i pandemisë.

    Ai ka marrë përkrahje nga politikanët vendorë dhe liderët e ndryshëm botërorë, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!