×
  • Lajme
  • Botë / 4 korriku

    Kryeministri britanik shpall zgjedhjet e reja

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 18:34

    Kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar se më 4 korrik do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, shkruan BBC.

    Në një konferencë për media para Downing Street, Sunak ka folur për pandeminë e koronavirusit dhe luftën ruse në Ukrainë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se tani shtrohet pyetja se “kujt duhet besuar?”

    Sunak ka thënë se është krenar me të arriturat e qeverisë së tij, përfshirë shpenzimet në shëndetësi dhe në arsim.

    Deklarata për media është bërë vetëm një ditë pasi nisën spekulimet për zgjedhjet e reja.

    Për shkak të mbledhjes së qeverisë për të shpallur datën e zgjedhjeve, ministri i Jashtëm Lord David Cameron anuloi vizitën e shkurtër në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!