×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri grek për vaksinën: Unë dhe familja ime do të vaksinohemi të parët

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 16:43

    “Vaksina është rrezja më e fortë e optimizmit në këtë dimër shumë të errët” kështu është shprehur kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste teksa ka cilësuar daljen e vaksinës kundër Covid si “mrekulli të shkencës”.


    Mitsotakis ka dhënë lajmin se vaksina anti-Covid e Pfizer do të miratohet nga Bashkimi Evropian më 30 dhjetor dhe se 48 orë pas miratimit do të jetë edhe në Greqi.

    “Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane në 30 Dhjetor. Brenda 48 orëve nga miratimi do të kemi vaksinën Pfizer. Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidente e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19”, është shprehur Mitsotakis.

    Kryeministri grek po ashtu ka bërë thirrje të respektohen masat e marra gjatë Krishtlindjeve duke thënë se në familje nuk duhet të ketë më shumë se nëntë pjesëtarë.

    “Krishtlindjet me familjen tonë, maksimumi nëntë njerëz. Këto janë rregullat që duhet të ndjekim për të mbrojtur veten dhe njerëzit që duam”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!