Kryeministri holandez Mark Rutte nuk kishte mundur të vizitojë të ëmën e tij që po vdiste, vetëm dhe vetëm që ishte zotuar se do të respektojë masat e kufizimit në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, raporton The Guardian.
Lajmi për Rutte u publikua në kohën kur në shumë vende të botës, politikanët po kritikohen që nuk po i respektojnë vetë masat e propozuara kundër pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
“Kryeministri i është përmbajtur të gjitha direktivave”, ka thënë zëdhënësi i Rutte kur është pyetur nëse kryeministri holandez nëse ka respektuar masat mbrojtëse.
E ëma e tij nuk kishte vdekur nga COVID-19, edhe pse ky virus kishte depërtuar në fillim të këtij muaji në shtëpinë ku ajo jetonte (në shtëpinë e pleqve).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.